‘Bota demokratike në rrezik’, Macron: Destabilizimi po kërcënon shoqëritë tona
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se demokracitë në mbarë botën, përfshirë atë në Shtetet e Bashkuara, ndodhen në krizë pas vitesh të tëra presionesh dhe destabilizimi.
I pyetur në një intervistë për CNN, nëse është i shqetësuar edhe për Amerikën, Macron është përgjigjur se është i shqetësuar për të gjithë.
“Urrej të mbaj leksione dhe t’u them njerëzve se jam i shqetësuar për ju, por besoj se në lojë është ajo që ndërtuam në shekullin e 18-të”, ka deklaruar Macron.
Lideri francez i ka mëshuar tezës së tij duke cituar trendin në rritje të nacionalizmit dhe populizmit, si dhe përhapjes së racizmit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
“Mendoj se jemi në një krizë të madhe demokracie. E kam fjalën këtu për ato që janë demokraci liberale. Përse? Së pari sepse duke qenë shoqëri të hapura dhe shumë bashkëpunuese, vendosja e popujve nën presion mund t’i destabilizojë ata”, ka thënë Macron.
Për këtë arsye, ka vijuar ai, duhet të respektojmë gjithmonë vullnetin e popullit, kërkesat e klasës së mesme dhe mikpritjen e kulturave të ndryshme, pasi gjithçka është një çështje balance.
Sipas shefit të pallatit Elize, gjatë viteve të fundit presioni ndaj shoqërive demokratike është rritur dhe vende të ndryshme të Evropës kanë hyrë në atë që e kanë quajtur “krizën e shtresave të mesme”.
Komentet e Macron i bëjnë jehonë përpjekjes së presidentit Joe Biden për t’i dhënë formë konkurrencës globale të shekullit të 21-të, e përcaktuar me formulën “demokracitë kundër autokracive”.
Presidenti francez komentoi edhe dekretin për mobilizimin ushtarak të presidentit rus Putin, duke e cilësuar atë një gabim dhe një shans të humbur për të ecur drejt paqes.
LEXONI GJITHASHTU
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar