Bota dënon vrasjen e liderit të Hamasit, Irani premton hakmarrje

31 Korrik 2024 | 18:43

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se do ta bëjë Izraelin të pendohet për vrasjen “burracake” të Ismail Haniyeh.

Pak pas marrjes së detyrës, Pezeshkian ka nënvizuar gjithashtu se Republika Islamike do ta mbrojë integritetin territorial, nderin, krenarinë dhe dinjitetin e saj.

Në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”, kreu i shtetit e ka përshkruar Haniyeh si një “lider të guximshëm”.

Lideri politik i Hamasit, që jetonte në Katar, po vizitonte Teheranin për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri.

Edhe lideri suprem i vendit, Ajatollahu Ali Khamenei tha se hakmarrja për vdekjen e tij është “detyrim për Teheranin” dhe shtoi se “Izraeli ka shtruar terrenin për një ndëshkim të ashpër”.

Reagime pati edhe nga vende të tjera të rajonit. Jordania e dënoi në mënyrën më të fuqishme atë që e quajti “vrasjen e kryer nga Izraeli”, e cila sipas saj do të çojë në thellimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në të njëjtat linja ishte edhe reagimi i Libanit. Kryeministri Naxhib Mikati paralajmëroi për një përshkallëzim serioz në rajon në një takim urgjent me kabinetin e tij.

Edhe Ministria e Jashtme kineze deklaroi se “kundërshton dhe dënon me vendosmëri vrasjen” dhe se është “thellësisht e shqetësuar” për më shumë turbulencë në rajon.

Zëdhënësi Lin Jian theksoi se, një armëpushim i përhershëm dhe gjithëpërfshirës duhet të arrihet sa më shpejt në Gaza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026