“Bota i ka sytë mbi ne”, Meloni porosi anëtarëve të partisë për kampet në Lezhë

5 Shtator 2024 | 13:41

Pothuajse dy vjet në detyrë, partia e ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë” u takua të mërkurën për të shqyrtuar përparimin e qeverisë dhe axhendën për muajt e ardhshëm.

Kryeministrja e Italisë, Giorga Meloni ka deklaruar në një raport drejtuar Ekzekutivit të partisë së saj se duhet që pala italiane të tregojë kujdes ndaj projektit të Kampit të Refugjatëve në Lezhë.

Nga raporti, mësohet se Meloni është shprehur kështu:

“Brenda pak javësh do të jetë gati Protokolli me Shqipërinë dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe skrupuloz ndaj këtij projekti sepse sytë e botës i kemi mbi ne. Të gjithë e kuptojnë se kjo nismë mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e menaxhimit të emigracionit të parregullt,”– shtoi ajo.

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni ka deklaruar se brenda pak javësh do të jetë gati protokolli në lidhje me qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, por pa e qartësuar saktësisht se kur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026