Meloni “rifillon” lidhjet me Kinën: Është vendi që do të menaxhojë tensionet globale
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka thënë se Kina është një “bashkëbiseduese e rëndësishme” në menaxhimin e tensioneve globale, teksa takoi presidentin Xi Jinping në Pekin.
Presidenti Xi nga ana e tij përshëndeti lidhjet “miqësore të krijuara prej kohësh”, si dhe “tolerancën, besimin reciprok dhe respektin e ndërsjellë” midis Pekinit dhe Romës.
Gjatë udhëtimit të saj të parë në Kinë që nga marrja e detyrës, Meloni dhe kryeministri kinez, Li Qiang u takuan të dielën dhe nënshkruan një plan tre-vjeçar për të forcuar bashkëpunimin ekonomik.
Vizita pesë-ditore vjen pasi zonja Meloni vitin e kaluar hoqi vendin e saj nga iniciativa e Presidentit Xi Jinping, Belt and Road (BRI) .
Giorgia Meloni tha se vizita e saj në Kinë ishte një përpjekje për të “rifilluar” marrëdhënien.
Pas bisedimeve me presidentin Xi në bujtinë shtetërore Diaoyutai të Pekinit, Meloni tha:
“Ka pasiguri në rritje në nivel ndërkombëtar dhe mendoj se Kina është në mënyrë të pashmangshme një bashkëbisedues shumë i rëndësishëm për të adresuar të gjitha këto dinamika.”
Ajo tha se të dy kombet duhet të “mendojnë së bashku” për të qëndruar të qëndrueshme dhe për të garantuar paqen.
Italia ishte i vetmi komb i madh perëndimor që u nënshkrua në BRI, një nga projektet më ambicioze të Kinës për tregtinë dhe infrastrukturën.
Masa u kritikua ashpër në atë kohë nga SHBA dhe disa vende të tjera të mëdha perëndimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor