Meloni zotohet për “rinisjen” e bashkëpunimit me Kinën

28 Korrik 2024 | 16:25

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do të “rinisë” bashkëpunimin me Kinën, pasi nënshkroi një plan veprimi 3-vjeçar gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Pekin që kur ka marrë postin e kryeministres.

Meloni, që udhëheq Qeverinë e krahut të djathtë që nga viti 2022, e bëri këtë njoftim gjatë takimit me kryeministrin kinez, Li Qiang, teksa Roma po synon të përmirësojë raportet tregtare me Pekinin pasi u largua nga Nisma kineze “Brezi dhe Rruga” vitin e kaluar. Kjo nismë, që ka në thelb investimet në infrastrukturë është projekti kryesor i presidentit kinez, Xi Jinping.

Liderja italiane tha se vizita pesëditore “demonstron vullnetin për të nisur një fazë të re, për të rinisur bashkëpunimin tonë dypalësh”. Plani i veprimit, që u nënshkrua gjatë vizitës, synon që të gjenden forma të reja të bashkëpunimit, tha ajo.

Memorandumi për bashkëpunim industrial i nënshkruar nga Italia dhe Kina “përfshin sektorët strategjikë të industrisë, sikurse lëvizshmëria elektrike dhe burimet e ripërtërishme”, tha Meloni.

Meloni, e cila i sheh investimet kineze si mënyrë për të nxitur rritjen ekonomike të Italisë, gjatë vizitës do të takohet edhe me Xinë dhe ligjvënësin më të lartë në Kinë, Zhao Leji, i cili është i treti në hierarikën e udhëheqjes.

Më 2019, Italia u bë shteti i vetëm i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që iu bashkua nismës “Brezi dhe Rruga”, por u tërhoq nga kjo nismë vitin e kaluar.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Romës – jashtë shteteve të Bashkimit Evropian – pas Shteteve të Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, tha të shtunën se administrata e tij po shqyrton nëse ka autoritetin ligjor për të arrestuar kryeministrin...
20:45 | 18/07/2026

Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani

Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani të premten, ndërsa mbronin sulmet me raketa balistike dhe dronë nga Irani, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM)...
20:30 | 18/07/2026

Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje

Banorët e dhjetëra shtëpive në një lagje të Hagës u detyruan të evakuoheshin si masë paraprake këtë të shtunë, pasi policia zbuloi një laborator për...
19:51 | 18/07/2026