“Bota, një ‘banjë gjaku’”-Eksperti: Gara në SHBA drejt “shpërthimit”, të përgatitemi

18 Mars 2024 | 13:32

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, është shprehur se periudha përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA do të jetë një periudhë përplasjesh dhe tensionesh të forta.

Komentet Osmani i bëri në Euronews Albania, ku tha se ish-presidenti Donald Trump ka mobilizuar të gjitha forcat e djathta dhe që janë kundër politikave të presidentit Joe Biden.

Ai tha gjithashtu se këto tensione në SHBA, që është edhe fuqia kryesore e botës nga ana ekonomike, politike e ushtarake, vijnë në një moment që e gjithë bota është kthyer në një ‘banjë gjaku’.

“E gjithë bota është shndërruar në një banjë gjaku, e cila padiskutim ka efektet e saj, veçanërisht në vendin që vijon të drejtojë ende pulsin dhe ritmin ekonomik dhe politik të gjithë planetit, që janë SHBA. Kjo është arsyeja pse SHBA vendoset në qendër të çdo zhvillimi, në qendër të të gjithë medias botërore, të të gjithë analizës politike dhe ekonomike.

Ajo do të diktojë mënyrën sesi do të rrjedhin ngjarjet. Kjo është arsyeja pse në SHBA ritmet dhe tonet e fushatës kanë shkuar drejt eksplodimit. Unë besoj se kjo është mëse normale dhe jam i bindur se në javët dhe muajt në vijim do të kemi rritje të mëtejshme të toneve.

Madje do të kemi edhe deklarata akoma më të fuqishme se kjo, sepse është e pritshme se deri në 5 nëntorin, në periudhën e përjetësisë siç e paralajmëroi Trump, pra kohë e ngjashme me përjetësinë, duke parë rreziqet që i kanosen Amerikës apo pjesës tjetër të botës, duhet të përgatitemi të gjithë.

Sepse në këtë periudhë përjetësie nga tani deri në 5 nëntor do të ketë zhvillime të mëdha. Do të ketë tensionime dhe deklaratat e Trump vijnë në kuadër të mobilizimit total të çdo qelize, konservatore, republikane, të djathtë në SHBA që nuk bien dakord me politikat e presidentit Biden”, tha Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026