‘Bota po sheh krimet ruse në Ukrainë’, fjalimi i presidentit Biden në OKB
21 Shtator 2022 |
17:55
Presidenti amerikan, Joe Biden në fjalimin e mbajtur në OKB pak minuta më parë, është ndalur gjatë në zhvillimet në Ukrainë. Ai e quajti luftën në Ukraine “brutale dhe të panevojshme”.
Biden tha se Rusia pushtoi fqinjin e vet, duke shtuar se Moska ka shkelur parimet thelbësore të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Ai deklaroi se bota duhet të shohë krimet që po kryhen nga ushtria ruse në Ukrainë.
Presidenti Biden tha se sot Putini ka bërë kërcënime bërthamore kundër Evropës, duke shtuar se Rusia po thërret më shumë ushtarë për të luftuar dhe se Kremlini po përpiqet të aneksojë pjesë të Ukrainës.
Biden kërkoi nga anëtarët e Asamblesë së OKB që të bashkojnë votat dhe të dënojnë aktet e Rusisë në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Çmimi i naftës referuese ndërkombëtare Brent ra sot në 77 dollarë për fuçi, dhe nafta bruto amerikane në 73.1 dollarë për fuçi, duke arritur kështu...
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Irani ka mohuar deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance se do të lejojë inspektorët ndërkombëtarë në impiantet e tij bërthamore, pas raundit të parë të...
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
Sekretari i Shtetit i Marco Rubio deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen drejtpërdrejt me qeverinë e Libani, duke theksuar se procesi i negociatave...
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar