BQE rrit normat e interesit, Lagarde: Perspektiva e inflacionit, e lartë dhe e gjatë

4 Maj 2023 | 19:16

Banka Qendrore Evropiane ka rritur edhe njëherë normat e interesit. Instituti që kujdeset për stabilitetin e çmimeve në zonën euro ka vendosur të vazhdojë aplikimin e medikamenteve për të luftuar një sëmundje të padukshme që po gërryen xhepat e miliona evropianëve.

“Perspektiva e inflacionit vazhdon të jetë shumë e lartë dhe do të jetë e tillë për shumë kohë. Përballë presioneve inflacioniste, Këshilli Qeverisës vendosi të rrisë tre normat kyçe të interesit me 25 pikë bazë”, tha Christine Lagarde, presidente e BQE-së.

Bëhet fjalë për një çerek pike që ngre normat e interesit në 3.75%, me qëllim frenimin e inflacionit vjetor, që në prill u rrit sërish në 7%. Objektivi i Bankës Qendrore Evropiane është një inflacion prej 2 për qind, në mënyrë që normat e reja të shfuqizohen jo pas shumë kohësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026