“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh, i ftuar në Euronews Albania, gazetari Artan Hoxha dha më shumë informacione përsa i përket autorit të vrasjes, Violand Braçellari.
Sipas Hoxhës, Braçellari ka qenë një qitës me eksperiencë dhe se ai e ka pasur si një lloj paralajmërimi për policinë që, nëse do të tentonin ta arrestonin, ai do t’i godiste.
Ndërkohë, Hoxha theksoi gjithashtu se për Braçellarin janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar, teksa sipas tij, autori një ditë më parë kishte zbritur nga vendi i ngjarjes ku qëlloi policët dhe kishte shkuar në Lozhan dhe se kishte dhunuar një person tjetër.
Sakaq, ai theksoi se autori nuk është një bari që merrej vetëm me bagëti, por edhe me kultivimin e lëndëve narkotike.
“Së dyti, i urojmë shërim sa më të shpejtë policit tjetër, Edison Adri. Edhe ai është babai i një fëmije, ka vetëm gjashtë muaj që ka lindur fëmija. Janë dy policë, nëse shikoni kanë afërsisht 9-10 vjet që janë në radhët e policisë. Pra nuk janë të rinj, nuk janë policë pa eksperiencë. Pra janë prindërit, prindër si policë. Uroj që polici tjetër ta kalojë pa pasoja, edhe pse goditja që ka marrë është në kokë.
Po të shikoni, pra të dy të dhënat paraprake sepse ende nuk e kemi ekspertizën të plotë, por bëjnë të qartë që autori ka goditur në kokë, dhe një qitës, një qitës që godet në kokë dëshmon qartazi që është një qitës me përvojë, me eksperiencë, ka qenë forcë e armatosur dhe ai nuk ka qëlluar për paralajmërim. Pra ai e ka pasur si një lloj paralajmërimi për policinë që nëse do tentojnë të arrestojnë, kush do të tentojë t’i afrohet, ai do të godasë. Dhe sot ai bëri pikërisht këtë gjë.
Pra i goditi punonjësit e policisë dhe goditja në kokë nuk është goditje për t’u mbrojtur, është goditje për t’i asgjësuar, dhe thashë nuk është një qitës i zakonshëm. Pra ky nuk është një operacion që ka të bëjë thjesht me një person në kërkim. Shqipëria ka shumë persona në kërkim. Unë i kam parë kur operojnë skuadrat tona të posaçme për personat në kërkim dhe po, ka shkuar RENEA atje se kam dëgjuar shumë versione sot në lidhje me ngjarjen. Pra ky nuk është një emër i dëgjuar për ne në Tiranë, po për zonën atje, për policinë e Korçës është një emër shumë i njohur.
Është një njeri që ka të paktën në historik prej 15 vitesh shpallur në kërkim. Janë bërë me dhjetëra operacione për ta arrestuar, është dënuar deri në Gjykatën e Lartë. Tani ka filluar proces i ri kundër tij. Pra është një njeri që ka operuar në atë zonën e vet, në pellgun e vet dhe i padëgjuar, pa vëmendje nga ne. Pra nuk ka vepruar si një grup i strukturuar kriminal në vetvete. Pra duket më tepër si një ujk i vetmuar atje, sesa fakti që rri në stane. Sigurisht aty ai ka pasur rreth personash, se nuk ishte i vetëm, por flas si jo me atë që ne jemi mësuar zakonisht dhe kemi një ide se si veprojnë grupet kriminale në vend. Polici i fundit që më vjen ndërmend që është vrarë, është rasti i Lezhës. Pastaj është Ibrahim Basha në Lazarat, pastaj kemi një polici tjetër që u vra në Fier nëse kujton, që e vrau ai Mërmica në në Fier vetëm për ndalimin në rrugë.
Dje mbasdite, autori i krimit Violand Braçellari ka zbritur i armatosur me automatik në fshatin Lozhan. Nga stani ka shkuar në Lozhan dhe aty ka dhunuar një qytetar nga Lezha. Në Lozhan. Tani jemi në kohën e atij dreq kanabisi. Jemi në stinën e kanabisit. Autori i krimit nuk është thjesht një bari që merret me bagëti. Merret me kultivim kanabisi. Ato atje janë magazina për tharje kanabisi, përveç stanit të bagëtisë që mban ai sepse janë shumë të mëdha ato edhe duket. Por janë shumë sepse ai nuk ka 2000 kokë bagëti atje. Duket sikur është në xhunglat e Kolumbisë. Pra laboratorët ngrihen në zona të tilla. Pra ai ka gjetur një zonë malore, pyjore të kontrolluar mirë, ka një pikë strategjike. Mbante një lukuni me qen aty, ai i kishte stërvitur nja 15 qen që s’kanë nevojë për kamerën ata. Dhe ai kishte ato qen, i kishte si komando. Ato informonin për çdo lëvizje. Çdo lëvizje që ishte atje, qentë e tij përveçse njoftonin ishin dhe agresivë. Njerëzit kishin frikë të afroheshin atje dhe qentë i mban dhe për këtë punë. Pra nuk kemi të bëjmë thjesht me një bari atje që po merret me ruajtje bagëtish”, u shpreh Hoxha.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi