Braho: Metodat janë sofistikuar, krimi i organizuar gjithnjë e më kompleks

3 Korrik 2026 | 11:57

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më kompleks për shkak të sofistikimit të metodave të veprimit, përhapjes ndërkombëtare dhe përdorimit të formave të reja të pastrimit të parave.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, ai vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, duke theksuar se referimet penale janë rritur gjatë vitit 2025.

“Komplekse janë çështjet e krimit të organizuar dhe komplekse e bëjnë format e reja të parave, përhapja gjeografike, ndërkombëtarizimi, sofistikimi dhe jo vetëm. Ka forma të reja të organizimit dhe infrastrukturave që kanë në përdorim. Ka pastrim parash edhe në vende offshore.

Gjatë 2025-ës referimet penale të Policisë së Shtetit janë rritur në SPAK në një masë të caktuar. Kemi vlerësimin më të madh për Policinë e Shtetit dhe sigurisht jo të gjithë janë njësoj dhe ndonjëri mund të ketë edhe probleme me ligjin, të paktën ne dyshojmë”, tha Braho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026