Braho: SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar

16 Qershor 2026 | 15:51

Kreu i SPAK, Klodian Braho ka dalë me një reagim lidhur me operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila sekuestroi 50 ton kokainë dhe lëshoi 10 masa sigurimi.

Ai u shpreh se SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës. Sipas tij, pasuritë me origjinë kriminale dëmtojnë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme.

“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale.

Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.

Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.

SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”, shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur...
11:13 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026