Braktiset fshati Belik në Cërrik, zona banohet vetëm nga 50 të moshuar

23 Dhjetor 2024 | 08:32

Fshati Belik në Cërrik dikur numëronte 100-150 banorë, por si shumë zona të tjera të vendit, mungesa e kushteve minimale të jetesës, bëri që zona të braktiset. Hamide Xhika 74-vjeç, dhe Flutura Lamçja 65-vjeç tregojnë për Euronews Albania se rinia është larguar për një jetesë më të mirë, duke lënë në fshat shtëpitë me nga dy apo një të moshuar.

“Kanë ikur, çfarë të bëjnë këtu, punë s’ka, gjë jo. Këtu nuk ushqehen, ne dy ushqehemi me pensionin tonë. Më vjen keq që ka ikur rinia dhe fshati ka ngelur bosh. Aq keq me vjen, nuk ke një njëri të llafosesh oj nën, me kë do llafosesh ja mu hap goja erdhe ti”, tha Hamide Xhika

Nga ana tjetër, Flutura Lamçja është shprehur se të rinjtë janë larguar në emigracion dhe ka mbetur vetëm mosha e tretë.

“Kanë ikur jashtë, në Gjermani, Itali, Greqi. Ka ngelur vetëm mosha e tretë, vetëm ne jemi. E vështirë është derisa je pa fëmijë, e vështirë është” theksoi Flutura Lamçja.

Banorët thonë se në fshat nuk kanë mbetur as 50 të moshuar. Dhe pse tashmë kushtet janë përmirsuar, të rinjtë nuk kanë mendje të kthehen, duke lënë edhe punët e bujqësisë për këtë moshë.

“Këtë vit prodhimi është i mirë, ka plot ndërsa vjet nuk pati, e kanë me vite. Vitin tjetër si dihet po këtë vit ka boll”, shtoi 74-vjeçarja Hamide Xhika.

Ata pak persona që jetojnë aty, punojnë në bujqësi dhe blegtori për të përmbushur kërkesat vetjake.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026