‘Braktisi’ Partinë e Lirisë, Agron Çela shfaqet krah Elisa Spiropalit

30 Dhjetor 2022 | 20:33

Deputeti i Shkodrës, Agron Çela është shfaqur krah ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe deputetit socialit, Benet Beci, teksa në media po qarkullon një foto e tyre.

Në foto, bashkë me ta, shfaqet edhe Edmond Ndou, një ish-funksionar i Partisë së Lirisë, i cili mësohet se së fundmi i është bashkuar Partisë Socialiste.

Më herët gjatë ditës së sotme, burime nga mazhoranca konfirmuan për Euronews Albania  kalimin e deputetit Agron Çela, në Partinë Socialiste.

Por ky i fundit i kontaktuar nga Euronews Albania, zgjodhi të mos jepte një përgjigje të prerë në lidhje me lajmin.

Çela as nuk e konfirmoi dhe as e mohoi lajmin, por deklaroi se ende nuk ka vendosur asgjë, pasi ka disa oferta nga parti të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026