Brataj: Koordinimi i nevojshëm për reagimin ndaj incidenteve kimike dhe nukleare

27 Prill 2025 | 17:29

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës foli në emisionin “Health O’Clock” lidhur me projektin e trajnimeve të punonjësve të këtij institucioni për reagimin ndaj incidenteve kimike të gjera, materialeve të rrezikshme ose sulmeve nukleare.

Skënder brataj tha se ky projekt tashmë është pjesë e Urgjencës Kombëtare ndërsa testimi më i fundit u krye më 2 prill të këtij viti.

Sipas tij, për efektshmërinë në ngjarje të tilla është e nevojshme bashkëpunimi me policinë, zjarrfikësit dhe aktorët e tjerë të shtetit, pasi incidente të tilla janë të rrezikshme dhe mund të kenë pasoja të mëdha.

Kështu, duhet një koordinim i saktë mes institucioneve, dhe nuk mjafton vetëm përgatitja e punonjësve të Urgjencës Kombëtare për raste të tilla. Të gjitha institucionet duhet të kenë një plan ose projekt për ta zbatuar në raste të tilla.

“Ne si institucion, si Urgjencë Kombëtare, kemi një plan veprimi, por e mira është që këtë plan ta ketë çdo institucion. Asnjëherë nuk dihet se ku do të ndodhë një incident, ndaj personeli mjekësor i zonës, mbrojtja civile e zonës dhe zjarrfikësit e zonës, sigurisht duhet të jenë të trajnuar. Ky është një nga projektet ku mund të kemi shumë ide, por e mira është t’i sjellim ato në praktikë, sepse në letër është si ta mos e kesh fare. Kjo strategji është pjesë e sistemit të urgjencës dhe, që nga koha që kam ardhur, kam kërkuar që ky sistem të jetë i uniformuar,” tha ai.

“Ka një problem në praktikë që shërbimet e tjera nuk varen nga ne; as policia, as zjarrfikësit. Në rast të një incidenti, në skenë nuk duhet të hyjë askush, por policia duhet të bllokojë zonën. Kur ne shohim njerëzit në ngjarje, asgjë nuk funksionon. Kur ranë dy kullat në Amerikë, policia e dinte se ato do të binin, ndërsa zjarrfikësit jo dhe u vendosën aty, duke vdekur rreth 272 zjarrfikës për shkak të mungesës së komunikimit. Prandaj, në një incident madhor, shërbimet e urgjencës duhet të jenë në një pikë të përbashkët ku informacioni mjekësor t’i kalojë dhe policisë dhe zjarrfikësve, dhe protokolli duhet të jetë i tillë që informacioni të shpërndahet dhe në strukturat e tjera,” shtoi ai.

Kujtojmë se një incident kimik brenda një magazine u improvizua nga Urgjenca Kombëtare, për të demonstruar më pas mënyrën e reagimit, me 2 prill të këtij viti.

Ushtrimi u realizua nga specialistë të 9 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilat janë trajnuar nga ekspertë të BE-së.

Përveç trajnimit të profesionistëve që reagojnë në ngjarje të tilla, Urgjenca Kombëtare është pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të reaguar në çdo situatë.

Çadrat e dekontaminimit, nga ana tjetër, janë detektorët që përcaktojnë në çdo moment elementët kimikë, radioaktivë apo biologjikë që më parë na kanë munguar.

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026