Brazili mbyll plazhet, rritje rekord e numrit të viktimave ndërkohë që transporti publik funksionon
Plazhet ikonë të Rio-s u mbyllën për publikun gjatë fundjavës, për herë të parë që nga ri-hapja e tyre në korrik të vitit 2020, ndërkohë që autoritetet po përpiqen që të ulin kurbën e infektimeve dhe shtrimeve në spital, ndërkohë që sistemi shëndetësor ka qenë i ngarkuar përtej kapaciteteve.
Sekretari bashkiak për shëndetësinë Daniel Soranz njoftuan për kufizimet e reja gjatë të dhënave për situatën epidemiologjike në vend, duke treguar dhe të dhënat për rritjen e numrit të hospitalizimeve.
Policia ushtarake dhe ajo bashkiake monitoruan plazhet, duke larguar këdo që nuk iu bindej rregullave.
Për disa banorë të Rios nuk është e mjaftueshme që të mbylleshin plazhet por duheshin konsideruar edhe vende të tjera ku kishte grumbullime.
“Kur shikon plazhin, njerëzit janë larg njëri-tjetrit. Por transporti publik për punëtorët që duhet të mbështesin familjet e tyre duken si një kuti sardelesh. Të gjithë afër njeri- tjetrit, dhe duke përhapur koronavirusin,” – tha Jorge Zing, agjent i pronave të patundshme.
“Ka ardhur koha që të reduktojmë qarkullimin e njerëzve në rrugë, nuk është koha për të bërë sport në plazh, nuk është koha për tu zhytur në oqean. Tani është koha që të qëndrojmë në shtëpi,” – shtoi Daniel Soranz, sekretar bashkiak për shëndetin.
Autoritetet e qytetit do të njoftojnë masa të reja të hënën, pas një mbledhje të komitetit shkencor.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Brazili arriti rekordin e 2724 viktimave gjatë 24 orëve, duke arritur në 290 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania