Brazili mbyll zyrat e X, reagon Musk: Gjyqtari brazilian do të na censurojë
X, i njohur më parë si Twitter, ka thënë se pret të bllokohet në Brazil pasi nuk ka arritur të përmbushë një afat për të emëruar një përfaqësues të ri ligjor për kompaninë.
Pronari i X, Elon Musk ka deklaruar se do të riaktivizojë llogaritë dhe e ka përshkruar Justice Moraes si një “tiran” dhe një “diktator”.
Gjyqtari Moraes i dha X 24 orë për të emëruar një përfaqësues të ri ligjor ose do të përballet me pezullimin, me afatin që vjen vetëm pas orës 20:00 të enjten.
Urdhri thoshte se ndalimi do të mbetej në fuqi, derisa X të emërojë një përfaqësues ligjor në vend dhe të paguajë gjoba për shkelje për ligjit brazilian.
“Së shpejti, ne presim që gjyqtari Alexandre de Moraes të urdhërojë mbylljen e X në Brazil, thjesht sepse ne nuk do të respektonim urdhrat e tij të paligjshëm për të censuruar kundërshtarët e tij politikë”, thuhet në postim. “Çështja themelore në lojë këtu është se gjyqtari de Moraes kërkon që ne të shkelim ligjet e Brazilit. Ne thjesht nuk do ta bëjmë këtë.”
X tha se nuk do të respektonte “në fshehtësi urdhrat e paligjshëm”, duke shtuar se do të publikonte kërkesat e gjyqtarit në ditët në vijim “në interes të transparencës”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë