Brazili shkarkon trajnerin, Diniz e mbyll pas 6 ndeshjesh, synohet portugezi i Romës
3 humbje në 6 ndeshje nuk i janë toleruar Fernando Diniz, trajnerit të Brazilit, i cili është shkarkuar gjatë orëve të fundit.
49-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e Selesao, teksa vendimi është publikuar nga vetë federata e futbollit atje, e cila e falenderon teknikun për kontributin e dhënë.
Diniz kishte një kontratë 1 vjecare, ndërsa u largua nga Fluminense për të ndihmuar ekipin kombëtar të arrinte majat.
Kjo gjë nuk ndodhi teksa në 6 sfida në krye të skuadrës, Diniz humbi 3 prej tyre, barazoi 1 dhe fitoi vetëm 2. Rezultatet bënë që drejtuesit e federatës të vendosnin për shkarkimin e tij. Qëlllimi është emërimi i një trajneri që do të përgatisë skuadrën për botërorin e vitit 2026, ndërsa alternativat nuk mungojnë.
Një prej emrave që preferohet për të drejtuar Selesao është Jose Mourinho. Portugezi vijon të jetë nën kontratë me Romën, ndërsa ka phouar se nuk dëshiron të largohet nga kryeqyteti Italian.
Kjo për faktin se ndaj tij nuk ka pasur ofertë zyrtare qoftë nga Brazili apo dhe nga Reali i Madridit. Po ashtu krahas tij, Dorival Junior është një tjetër emër si dhe Jorge Sampaoli, që është një tjetër trajner i njohur në botën latine.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta