Brazilianët zgjedhin presidentin, Lula kundër Bolsonaro, gara më e ashpër në histori

30 Tetor 2022 | 18:10

Në Brazil po votohet për balotazhin që ka si konkurrentë liderin e së majtës Luiz Inacio Lula da Silva kundër presidentit të së djathtës, Jair Bolsonaro, që garon për një tjetër mandat.

Bëhet fjalë për një nga zgjedhjet më të polarizuara të historisë së shtetit amerikano-jugor, që ka rikthyer pamjen e një vendi të ndarë në dysh.

“Kjo është dita më e rëndësishme e jetës sime dhe mendoj se është e tillë edhe për vetë popullin brazilian”, ka deklaruar Lula, pasi votoi në një shkollë në San Bernardo do Kampo, në shtetin e San Paolos.

Ndërkohë, rivali i tij është shprehur i bindur për fitoren, e cila sipas tij do të ishte në të mirë të Brazilit.

“Nëse Zoti dëshiron, sonte do të fitojmë. Ose më saktë, Brazili do të fitojë”, ka deklaruar Bolsonaro pasi ka votuar pranë shkollës Roza da Fonseka, në një zonë në perëndim të Rio de Zhaneiros.

Ndërkohë, në kuadër të procesit elektoral, ka votuar edhe diaspora braziliane në Australi dhe Zelandën e Re, ku ka fituar Lula, si dhe në Japoni, ku fitues është shpallur Bolsonaro.

Bëhet fjalë për dy kandidatë shumë të ndryshëm. Lula konsiderohet si njeriu që vite më parë nxori vendin nga varfëria, por që më pas u përfshi në skandalin e kompanisë së naftës “Petrobras”, që i kushtoi disa vite burg.

Ndërkohë, Bolsonaro konsiderohet si njeriu që nuk diti të menaxhonte krizën e koronavirusit dhe humbi kontrollin e sigurisë së vendit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026