“Brenda dekadës hyjmë në BE”- Rama premton pasaportën evropiane: Ja si do të duket
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë programin e fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Në qendër të programit të prezantuar nga Rama qëndron integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.
Rama tha se tashmë ekziston mundësia reale që Shqipëria të përmbyllë negociatat brenda vitit 2027 dhe të bëjë anëtarësimin e plotë në union brenda kësaj decenie.
“Këtë mundësi nuk e kemi pasur kurrë, pasi për herë të parë nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por është edhe Bashkimi Evropian që do të na marrë në gjirin e vet sa më parë”, tha Rama.
Në fjalën e tij, në një skenë të rrethuar me ekrane, Rama pasqyroi dhe pasaportën zero, modelin se si do të duket pasaporta e një shtetasi shqiptar kur të hyjë në BE.

“Kjo është një pasaportë që ngjan shumë me atë që çdo shqiptar do të ketë në dorë. Këto janë elementët e rinj të sigurisë të pasaportës për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo është Shqipja, shqipja është simbolikisht fytyra e pasaportës zero. Shqipe Tirana me kombësi shqiptare, qytetari shqiptare dhe me pasaportë evropiane. Sa herë zbresim në Evropë nga avionët, na tregojnë me gisht një koridor të veçantë ku duhet të shkojmë dhe të futemi në radhë si në kohërat e vjetra. Ndërkohë që evropianët që zbresin bashkë me ne kalojnë në një koridor tjetër, pa radhë dhe dalin menjëherë matanë nga ana tjetër”, tha Rama.

Rama kërkoi votën e shqiptarëve, pasi sipas tij, integrimi në BE është një shans që nuk duhet humbur në këtë dekadë.
“Ne nuk na duhet një mandat i katërt, por na duhet një mandat më i fortë se tre mandatet e deri tanishme. Prandaj, kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut që Shqipëria të hyjë në BE. Dhe kontributi është aty, në qendër të fletës së votimit te numri 5, te Partia Socialiste dhe Edi Rama. Askush tjetër nuk mund t’i pajisë shqiptarët me pasaportën e BE-së brenda kësaj decenie”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet