Brenda festës së PS, kush janë veteranët që i janë bashkuar
Partia Socialiste ka festuar këtë të hënë plot 32 vite që nga themelimi i saj, e për këtë u zhvillua një ceremoni e madhe në Pallatin e Kongreseve.
Festës duket se i janë bashkuar edhe disa nga veteranët e Partisë Socialiste të cilët tashmë janë larguar prej saj si Gramoz Ruçi dhe Valentina Leskaj.
Ish-kryetari i kuvendit dhe ish-deputeti i PS, Gramoz Ruçi ka folur për mikrofonin e Euronews Albania se ky përvjetor është një nga përvjetorët më mbresëlënëse në 32 vite.
“Bëmë një rrugë të gjatë me Partinë socialiste, përvjetori pas largimit tim, është më mbresëlënësi në 32 vite, mbresëlënës për fitoren historike të PS, që edhe pse nuk u arrit gjatë kohës që unë isha aktiv, është kënaqësi e madhe. Është mbresëlënëse se edhe lidershipi i PS dhe Edi Rama nuk e ka parë këtë fitore me eufori, por përkundrazi me shumë përulësi”.
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu se si i është dukur Partia Socialste pas largimit të tij, Ruçi tha se “rezultati i partive politike matet vetëm me diçka, me zgjedhje”, duke nënkuptuar se e shikon edhe më mirë nga ç’ishte.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta