Brenda mendjes së Leonardo da Vinçit
Dy nga pikturat më të famshme të botës janë sjellë në jetë falë teknologjisë së lartë, në një shfaqje në Berlin që gjurmon në mendjen e ndritur të piktorit të tyre, Leonardo da Vinçi.
Shfaqja 1 orë e gjatë që mbulon 3000 metra katrorë fton vizitorët të ndërveprojnë me Mona Lizën.
Ajo i lejon atyre të ngjyrosin Darkën e Fundit dhe i mundëson të humbasin mes planetësh, me shpresën se vizitorët do të kuptojnë më shumë për punën e shumëfishtë të da Vinçit si piktor, shpikës, shkencëtar dhe astronom.
“Ne mund t’ju çojmë në një udhëtim në mendjen gjeniale të da Vinçit dhe të mendojmë çfarë ai do të mendonte,” shprehet drejtorja artistike dhe kuratorja e shfaqjes, Leigh Sachwitz. “Shfaqja jonë vërtet frymëzohet nga artisti. Ka kaq shumë nga da Vinçi dhe të gjithë e njohin Mona Lizën apo Darkën e fundit, por shumë njerëz nuk e kuptojnë çfarë njeriu fantastik ai ka qenë,” shton ajo më tej.
Kuratorët kanë punuar prej një viti për të sjellë këtë shfaqje premierë në Berlin.
Një skuadër prej 20 disenjatorësh punoi për projektin e ndërlikuar, përfshi edhe 7 kompani të ndryshme teknike, me një staf të dedikuar prej 60-80 personash.
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare