Brenda peshqve të ngrirë, sekuestrohet 1.3 ton kokainë në Portugali. 7 të arrestuar

4 Mars 2024 | 22:30

Policia portugeze ka sekuestruar 1.3 ton kokainë të fshehur brenda peshqve të ngrirë, një ndër sasitë më të mëdha të zbuluara në vitet e fundit.

Në kuadër të operacionit, policia arrestoi 7 persona, ndërsa ka sekuestruar edhe 8 armë zjarri, makina luksoze, si dhe dokumente dhe sende të ndryshme.

Ngarkesa nga Ekuadori u shkarkua në portin e Lisbonës, tha policia, duke shtuar se oficerët po kryenin një sërë hetimesh si pjesë e “Operacionit Calamari”. Droga , e cila u gjet në një magazinë në pjesën perëndimore të Portugalisë, ishte fshehur brenda peshqve të ngrirë, të cilët ishin të vendosur në kuti kartoni.

“Mënyra se si droga ishte fshehur në peshqit e ngrirë e bënte shumë të vështirë zbulimin e tyre dhe, për t’i hequr, peshku duhej të shkatërrohej plotësisht”, shpjegoi policia portugeze.

Të arrestuarit nga mosha 26 deri në 59 vjeç dyshohet se i përkisnin një grupi të krimit të organizuar që importonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine dhe e shpërndante në vende të ndryshme të Europës. Policia nuk e ka specifikuar kombësinë e të arrestuarve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit

Ministri i Jashtëm i Libanit, Youssef Raggi, ka thënë se qëllimi i forcave të armatosura të vendit është “të zgjerojnë gradualisht autoritetin e tyre mbi...
10:18 | 16/07/2026

Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shprehu, në një bisedë me homologun e tij amerikan Pete Hegseth,  “vendosmërinë” e Izraelit për të ruajtur forcat që...
10:12 | 16/07/2026

Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë

Një ndërprerje e gjerë në sistemin e pagesave me karta krediti ka shkaktuar probleme në mbarë Japoninë, duke penguar mijëra qytetarë të kryejnë pagesa dhe...
10:03 | 16/07/2026