Brenda varrezës masive në Bucha, gazetari i Euronews: Masakër, 78 varre pa emër
Korrespondenti i Euronews Albania nga Ukraina, Xhemajl Rexha, ka raportuar këtë të enjte nga Bucha, një nga zonat më të prekura nga masakrat ruse.
Teksa ditën e nësërme shënohet dhe 1-vjetori i fillimit të luftës në Ukrainë, gazetari rrëfeu se për qytetarët aty është shumë e vështirë të përkujtohet ajo që ka ndodhur marsin e vitit të kaluar.
Rexha ndau dhe pamjet nga një varrezë masive në Bucha, ku janë vrarë 419 civilë, 78 prej tyre ende të paidentifikuar.
“Jemi direkt nga qyteti i Bucha-s, në afërsi të Kievit ku kanë ndodhur krime të tmerrshme nga okupacionit rus. Në fillim të marsit të vitit 2022 në këtë qytet janë vrarë 419 civilë dhe 78 prej tyre nuk kanë mundur të viktohen kurrë. Identifikohen vetëm me numra, këtu kemi viktimin 327.
Në këtë përvjetor të parë të pushtimit rus, banorët e Buchas na kanë thënë se do ta kenë shumë të vështirë që ta përkujtojnë këtë përvjetor. Lufta për të çliruar Ukrainën nga Rusia vijon të mbetet e njëjtë edhe në këtë përvjeor, por kjo është një masakër e cila ka ngjallur interesimin e gjithë botës njëjtë si masakra e Reçakut”, tha gazetari.
LEXO GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia