Brexit në fazë kritike. Britani-BE, vijon përplasja për peshkimin dhe konkurrencën
Qeveria britanike ka deklaruar se bisedimet me BE-në për të arritur një marrëveshje tregtare post-Breksit kanë arritur në një fazë kritike.
Me kohën që po mbaron, dy palët janë ende duke diskutuar të drejtat e peshkimit dhe rregullat e konkurrencës.
Kryeministri Boris Xhonson dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i diskutuan çështjet në një bisedë telefonike, e dyta brenda 48 orëve.
Humori i palës evropiane është përshkruar si “i zymtë”, ndërsa pala britanike deklaron se është ende duke punuar për të arritur një akord.
Nëse marrëveshja nuk arrihet dhe ratifikohet brenda 31 dhjetorit, Mbretëria e Bashkuar dhe Unioni mund të vendosin taksa importi për mallrat e njëra-tjetrës.
Aktualisht, negociatorët Mishel Barnier dhe David Frost janë ende duke vijuar dialogun.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West