“Brezi i artë i aktrimit”, Miho Gjini promovon librin me figurat e shquara
“Brezi i artë i aktrimit” libri i 37 i kritikut të nderuar të artit, “Mjeshtër i Madh” Miho Gjini u promovua në Elbasan. Aktiviteti në Bibliotekën e qytetit, vjen në kuadër të Festivalit Teatror “Skampa 2024”. Autori tregon për Euronews Albania, pse zgjodhi Elbasanin për këtë promovim, ndërsa tregon se krijimtaria e tij është rreth 60-vjeçare.
“Ky është libri im i 37 dhe promovohet në Elbasan, ku unë kam shërbyer ne vitin 1963 si drejtor i teatrit Skampa. Tani ndodhem i ftuar në festivalin ndërkombëtar të teatrit Skampa dhe kam sjellë të promovoj librin tim për artistët e teatrit dhe te skenës. Është një akumulim i përvojës time të gjatë, 50 deri 60 vite dhe kam përzgjedhur 25 yjet e skenës dhe ekranit shqiptar të cilët kanë sjellë risi në artin e aktrimit”,-tha shkrimtari Miho Gjini.
Mjeshtri Gjini në këtë libër ka sjellë me detaje çdo gjë për 25 aktorët më të ndritur shqiptarë.
“Këta janë disa nga bashkudhëtarët e mi të Akademisë së Arteve ku unë kam shërbyer si pedagog 12 vjet, duke filluar nga Ndriçim Xhepa, Timo Flloko, Bujar Lako. Dhe kolegët me të hershem se këta që janë ish studentët e mi veçanërisht i madhi Robert Ndrenika e Shpëtim Shmili. Këta artistë shkuan në Evropë para se të shkoj shteti, me mesazhet e sjelljen, me dispozitën e tyre me kulturën e artin. Dhe interpretimi i tyre radhitet me artistët ndërkombëtar të filmit”,-u shpreh shkrimtari.
Edhe drejtori i teatrit e vlerësoi Miho Gjinin si kritikun më të arrirë shqiptar.
“Një nga personalitet e letrave shqiptare për mua, të kritikes shqiptare të artit dhe teatrit në mënyrë të veçantë. Personalisht në mendimin tim ndofta kritiku më i arrirë shqiptar. Dhe promovimi i librit të Miho-s brezi i artë i aktrimit mendoj që është një vlerë e vyer për historikun e artit dhe në mënyrë të veçantë për historinë e teatrit shqiptar”,-tha drejtori i Teatrit, Adonis Filipi
Këto 25 figura sipas autorit janë ata që e bënë të njohur vendin tonë në të gjithë botën përmes vlerave artistike të interpretimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona