BRICS kritika për tarifat dhe tensionet në Lindjen e Mesme por jo SHBA-në apo Rusinë
Vendet anëtare të grupimit BRICS, të mbledhura në Rio de Zhaneiro, kanë dënuar rritjen e tarifave dhe tensionet në Lindjen e Mesme, përfshirë konfliktin në Iran, por pa i drejtuar gishtin e përgjegjësisë presidentit amerikan, Donald Trump.
Në deklaratën përfundimtare, grupi përfshiu edhe aksionet ushtarake të Izraelit, por shmangu kritikat ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, e cila u përmend vetëm një herë dhe pa referenca të drejtpërdrejta.
Blloku shprehu “shqetësime serioze” për rritjen e tarifave, duke theksuar se kjo bie ndesh me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe mund të dëmtojë ndjeshëm ekonominë globale.
“Tarifat rrezikojnë të reduktojnë tregtinë globale, të çrregullojnë zinxhirët e furnizimit dhe të krijojnë pasiguri”, thuhet në deklaratë.
Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, kritikoi gjithashtu vendimin e NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake në 5% të PBB-së për vendet anëtare, duke u shprehur se “është më e lehtë të investosh për luftë sesa për paqe”.
Megjithatë, pavarësisht qëndrimit të përbashkët mbi çështjet ndërkombëtare, samiti nuk arriti pritshmëritë e plota për shkak të mungesës së liderëve kryesorë të grupit.
Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin munguan në takim. Putin vijon të shmangë udhëtimet ndërkombëtare për shkak të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar pas pushtimit të Ukrainës.
Po ashtu, në samit munguan edhe presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, si dhe ai egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, duke i dhënë një ton më të zbehtë takimit të nivelit të lartë.
Çfarë është aleanca BRICS?
BRICS u formua fillimisht në vitin 2009 nga Brazili, Rusia, India dhe Kina, me Afrikën e Jugut që iu bashkua një vit më pas.
Është rritur në 11 anëtarë, përfshirë Arabinë Saudite, Egjiptin, Etiopinë, Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indonezinë – anëtari i fundit që i është bashkuar bllokut.
10 vende të tjera, midis tyre Vietnami, Nigeria dhe Malajzia, janë bashkuar si “vende partnere” zyrtare, një kategori e re e prezantuar në samitin e 16-të të BRICS në Rusi.
Blloku, i cili e sheh veten si një zë për Jugun Global, përbën rreth 44% të PBB-së globale dhe më shumë se 56% të popullsisë së botës.
Ajo mbështet një rend global shumëpolar, dhe kërkon të kundërshtojë ndikimin perëndimor në frontin global.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng