Brisida Shehaj: Kryebashkiaku i Himarës duhet të jetë në burg për pronat në bregdet

29 Tetor 2022 | 20:55

Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisilda Shehaj deklaroi se kryebashkiaku i Himarës, duhet të jetë në burg për shpërdorim detyre në lidhje me pronat në bregdet.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Shehaj u shpreh se kryebashkiakë në vend, ndër ta dhe Goro, kanë marrë dhe dhënë prona në bregdet, pasi krijimit të disa komisioneve.

“Task Forca u ngrit, sepse asokohe kryeministri donte të bënte koorporatën e investimeve dhe duhet të evidentoheshin të gjitha pronat shtet, të cilat të mos administroheshin në duart e kryebashkiakëve. Për mua, i pari që duhet të jetë në burg është Jorgo Goro, sepse duhet të jetë në burg.

Të gjithë këta individë, të cilët iu dha e drejta që u krijuan këto komisione, kanë marrë, kanë shpërdoruar, kanë AMPT sipas qejfit. Ke prona jo bujqësore që janë ndarë me AMPT. Sot ka një mbivendosje shumë të madhe të këtyre letrave”, theksoi ajo.

Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar dokumentin në të cilin shihet se si ish-kreu i qarkut të Vlorës,  Anesti Dhimojani i ka dhënë familjes së tij, 12 mijë metra katrorë tokë në bregdet.

Tjetërsimin e pronës, Dhimojani e ka kryer teksa mbante këtë detyrë publike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026