Britani| Ditë e zezë për konservatorët, partia e kryeministrit Sunak pëson disfatë

4 Maj 2024 | 16:53

Konservatorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë regjistruar një nga proceset elektorale lokale me rezultatin më të dobët në një dekadë, i konsideruar edhe si “testi i madh” përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Sipas BBC, konservatorët kanë humbur thuajse gjysmën e mandateve për të cilat garuan, në një kohë kur kanë mbetur vetëm pak vota për t’u numëruar.

Ndryshe nga ata, laburistët kanë fituar këshillat bashkiakë më të rëndësishëm dhe poste të shumta të kryebashkiakëve rajonalë.

Në reagimin e tij, kryeministri britanik Rishi Sunak i cilësoi rezultatet “zhgënjyese”, por shtoi se laburistët nuk kanë gjasa të fitojnë zgjedhjet e përgjithshme.

“Vërtet laburistët fituan këtë herë, por votuesit e dinë se janë konservatorët ata që po ndërtojnë një të ardhme më të ndritur për Britaninë e Madhe”, deklaroi Sunak.

Në total, konservatorët humbën 10 këshilla dhe mbi 400 këshilltarë në Angli. Ndërsa laburistët dolën më të fituar, duke siguruar 169 këshilltarë të rinj dhe duke avancuar në ato zona ku sipas tyre do të arrijnë fitore edhe në zgjedhjet e përgjithshme.

Opozita parlamentare fitoi gjithashtu të tre postet e sapokrijuara të kryebashkiakëve rajonalë në Ist Midlends, North Ist, Jork dhe North Jorkshajër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026