Britania autorizon përdorimin e bazave të saj nga SHBA për të mbrojtur anijet në Ngushticën e Hormuzit
Mbretëria e Bashkuar ka miratuar përdorimin e bazave të saj nga SHBA-të për opercione që synojnë mbrojtjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Downing Street më parë kishte lejuar forcat amerikane të përdorin bazat britanike për operacione që synonin të parandalonin që Irani të qëllonte raketa që vinin në rrezik interesat ose jetët britanike.
Por ministrat ranë dakord gjatë një takimi të sotëm se përdorimi i bazave britanike nga SHBA-të tani mund të zgjerohet për të përfshirë mbrojtjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në sulme, dhe Downing Street thekson se “parimet pas qasjes së Mbretërisë së Bashkuar ndaj konfliktit mbeten të njëjta”.
Një zëdhënës i Downing Street tha se ministrat ranë dakord sot që bazat tani mund të përdoren për “operacione mbrojtëse amerikane” për të synuar “aftësitë që përdoren për të sulmuar anijet në Ngushticën e Hormuzit”.
Ata shtojnë se “ministrat nënvizuan nevojën për një ulje urgjente të tensioneve dhe një zgjidhje të shpejtë të luftës”.
Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura