Britania e Madhe ngre akuza dhe arreston për spiunazh një shtetas grek

29 Maj 2026 | 19:43

Një shtetas grek është akuzuar për bashkëpunim me një shërbim të huaj inteligjence në mbikëqyrjen e një gazetari që punonte për kanalin televiziv Iran International, njoftoi policia britanike.

I akuzuari është I.A, 46 vjeç, banues në Mynih të Gjermanisë, i cili po ndiqet penalisht sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas autoriteteve, rasti lidhet me shënjestrimin e një gazetari të Iran International, një media në gjuhën perse me seli në Britani.

I.A ndodhet në paraburgim që nga arrestimi i tij më 16 maj në West Sussex, në jug të Londrës, bëri të ditur Policia Metropolitane.

Rasti është pjesë e një serie incidentesh të lidhura me Iran International, e cila ka deklaruar se përballet me përpjekje të vazhdueshme për frikësim dhe heshtje të gazetarisë së pavarur në gjuhën perse jashtë Iranit. Në muajt e fundit, disa persona janë paraqitur në gjykatë në Londër të akuzuar për tentativë zjarrvënieje ndaj zyrave të medias, ndërsa është raportuar edhe një sulm me thikë ndaj një gazetari pranë banesës së tij.

Drejtuesja e komandës kundër terrorizmit në Londër, Helen Flanagan, tha se rasti “mund të jetë shqetësues” për publikun dhe veçanërisht për gazetarët që punojnë në media në gjuhën perse, duke shtuar se policia po bashkëpunon me organizata dhe individë për këshilla dhe masa sigurie.

Autoritetet britanike theksuan gjithashtu se aktualisht nuk ka vlerësim për një kërcënim më të gjerë ndaj publikut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West

Një ish-punonjës i Kanye West që fitoi një çështje kundër tij në fillim të vitit, po i kërkon gjykatësit të detyrojë reperin që t’i paguajë...
18:36 | 14/07/2026

Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme

Pasi ka bllokuar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, Irani po sinjalizon se mund të përdorë një tjetër kartë strategjike, duke aktivizuar aleatët e tij Huthi...
18:32 | 14/07/2026