Britania e Madhe sanksionon politikanët serbë të Bosnjës
Pas SHBA edhe Britania e Madhe ka nisur politiken e sanksioneve ndaj politikanëve të Ballkanit.
Pre e sanksioneve britanike kanë rënë politikanët serbë të Bosnjës, Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanovç, për shkak të përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin e Bosnje-Hercegovinës.
Sanksionet, të cilat përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalesë në udhëtim, janë të parat kundër zyrtarëve në Bosnje që bëhen të ditura nga Mbretëria e Bashkuar.
“Të inkurajuar nga sistemi i Rusisë për minim të rregullave ndërkombëtare, të dy individët kanë përdorur pozitat e tyre të autoritetit për të çuar përpara shkëputjen de facto të Republikës Sërpska, një prej dy entiteteve të Bosnje-Hercegovinës, në kundërshtim të plotë me kushtetutën e shtetit”, kanë bërë të ditur autoritetet britanike .
Më 5 janar të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vënë po ashtu sanksione ndaj Dodikut.
Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.
Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.
LEXONI GJITHASHTU:
Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare