Britania e Madhe zbut tonet për emigrantët: Vlerësojmë bashkëpunimin me Shqipërinë
Pas deklaratave të ashpra të Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braveman kundër emigrantëve shqiptarë dhe kundërpërgjigjes nga kryeministri Rama, nga Britania e Madhe kanë ardhur sinjale për zbutje të toneve.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se një zëdhënëse e qeverisë britanike, është shprehur se Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të luftuar kontrabandistët e njerëzve.
“Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta”, u tha zëdhënësja gazetarëve.
Më tej ajo theksoi për gazetarët se Britania ka vullnetin për të bërë çdo gjë që është e mundur me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve.
Deklaratat e sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braveman shkaktuan kundërshti jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende të Afrikës, duke i cilësuar ato si skandaloze dhe që rrisin ksenofobinë.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë