Britania legalizon eutanazinë, drafti për vdekjen e asistuar drejt kthimit në ligj
Ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar votuan të premten në favor të vdekjes së asistuar, një çështje kontradiktore që ka përçarë ligjvënësit e partive tradicionale.
Ligji, që u paraqit për herë të parë nga deputeti laburist Kim Lidbitër, mund t’u lejojë të rriturve që kanë më pak se 6 muaj jetë të kërkojnë vdekjen e asistuar, deri më sot subjekt i aprovimit nga dy doktorë dhe një gjyqtar.
Ligjvënësit e votuan draftin me 330 vota pro dhe 275 kundër pas 5 orë debatesh intensive. Votimi do të thotë se ai mund të kalojë në leximin e dytë, duke tejkaluar pengesat politike që kishte për t’u kthyer në ligj. Por procesi do të kërkojë muaj të tërë kontrollesh dhe debate të mëtejshme.
Votimi i së premtes u konsiderua një çështje ndërgjegjeje, që do të thotë se deputetëve nuk iu desh të votonin sipas linjave partiake, por të lirë.
Çështja ka nxjerrë në pah përçarjet e thella brenda vetë partive politike, me shumë ligjvënës që e gjetën veten në kontrast me njëri-tjetrin.
Të dhënat parlamentare tregojnë se kryeministri Keir Starmer votoi në favor të draftit, i cili tani do të bëhet subjekt i debateve të shumta në të dyja dhomat e Parlamentit. Nëse aprovohet, ai do të hyjë në fuqi në 2 ose 3 vitet e ardhshme.
Mbretëria e Bashkuar nuk është i vetmi vend evropian që së fundmi ka shqyrtuar lejimin e vdekjes së asistuar. Më herët gjatë vitit, Parlamenti irlandez miratoi një apel për kthimin e saj në ligj.
Në Francë, debati u ndërpre për shkak të zgjedhjeve të parakohshme. Ndërsa Austria, Belgjika, Kanadaja dhe disa shtete të Shteteve të Bashkuara e kanë legalizuar atë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit