Pastori: Pse nuk duhet lejuar të bëjë eutanazi 28-vjeçarja me probleme psikike
Pastori Ylli Doçi ka komentuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews vendimin e një 28-vjeçareje në Holandë, për të bërë eutanazi dhe për t’i dhënë fund jetës, me argumentin se ishte “e pushtuar” nga stresi dhe depresioni.
Doçi tha se nuk duhet lejuar që 28-vjeçarja t’i japë fund jetës, pavarësisht problemeve që mund të ketë.
Ai tha se edhe nëse ajo ka vendosur të bëjë diçka të tillë, shoqëria nuk duhet ta lejojë, por sipas tij, duhet ta ndihmojë që ajo t’i kthehet jetës normale.
Ai shtoi gjithashtu se kudo në botë ka mijëra persona me probleme psikike, por sipas tij, shoqëria nuk duhet ta konsiderojë një jetë të pavlerë, një jetë me këto probleme.
“Nëse ju kujtohet ne kemi qenë në këtë tavolinë për të diskutuar për Alen Delonin që kërkonte të kryente vetëvrasje. Eutanazia është për njerëzit që janë në fund të jetës së tyre, që nuk kanë asnjë shpresë, pse të vuajnë kot është ideja.
Kemi diskutuar dhe kemi thënë se nëse do ta pranosh në parim se jeta nuk ka vlerë, kur do që ta caktosh ti, atëherë kemi të bëjmë me këtë rrëshkitje edhe në raste të tilla si ky i kësaj vajzës, që është e bindur që jeta e saj nuk ka vlerë.
Ajo ka një sëmundje mendore dhe ndoshta po vuan vërtet. Por vetëm pse një person mendon që jeta e tij nuk ka vlerë, ne nuk mund të biem dakord me këtë edhe të themi po jeta jote nuk ka vlerë.
Duhet të jemi një shoqëri që duhet ta ruajë kuptimin për jetën njerëzore, si një jetë që ka vlerë edhe kur është e gjymtuar fizikisht apo emocionalisht. Ne nuk e konsiderojmë një jetë të pavlerë një jetë me probleme psikike”, tha Doçi.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta