Broja rikthehet te Chelsea, Everton nuk bindet nga sulmuesi shqiptar

27 Maj 2025 | 11:45

Armando Broja është rikthyer te ekipi i Çelsit, ndërsa periudha e huazimit tek Evertoni ka përfunduar. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në 11 ndeshje me Evertonin, por pa mundur të bindë teknikun Dejvid Mojes, për ti siguruar atij një kontratë.

Rrugëtimi i Brojës me Evertonin ka përfunduar, e sulmuesi shqiptar do të duhet të kthehet sërish në Londër te Chelsea. Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e ekipit ku shqiptari u aktivizua për 11 ndeshje. Broja duket se nuk e ka bindur trajnerin David Moyes, i cili i ka përshëndetur të 4ët futbollistët që qëndruan në formë huazimi në ekipin që ai drejton.

Ne do të dëshironim të falënderonim lojtarët tanë që ishin në huazim, të cilët kontribuuan në hapat pozitive që bëmë në fushë. Të gjithë ata përqafuan atë që do të thotë të luash për këtë klub dhe sjellja e tyre dhe përkushtimi gjatë periudhës te Evertoni ishte e klasit të parë. I urojmë Xhek, Xhepser, Orel dhe Armandos më të mirat në karrierën e tyre” deklaroi Moyes.

Armando Broja po kalon një periudhë aspak pozitive në karrierën e tij, ku shpesh është penalizuar nga dëmtimet, të cilat i kanë shkaktuar jo pak probleme. Edhe në huazimin tek Evertoni ishte e njëjta situatë me sulmuesin shqiptar që në disa prej ndeshjeve mungoi pikërisht për këtë arsye. Tanimë pritet që ai ti bashkohet Chelseas, aty ku drejtuesit do të shohin për një tjetër skuadër të interesuar për shërbimet e 23-vjecarit, pasi më herët kanë deklaruar se në Stamford Bridge nuk ka vend për të.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026