Brown Jackson, gruaja e parë me ngjyrë në krye të Gjykatës Supreme

10 Prill 2022 | 08:28

Ketanji Brown Jackson celebroi ngritjen e saj në krye të Gjykatës Supreme, në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, ku u konfirmua si gruaja e parë me ngjyrë në instancën më të lartë gjyqësore.

Në fjalimin e parë që nga miratimi i figurës së saj nga Senati ditën e enjte, gjyqtarja 51-vjeçare foli për arritjen e një guri kilometrik, duke u thënë mbështetësve të saj: “Ia dolëm të gjithë së bashku”.

“Kemi bërë një rrugë të gjatë drejt perfeksionit. Në familjen time na u desh një brez i tërë për të lëvizur nga ndarja e detyrave në krye të Gjykatës Supreme”, tha Jackson.

Jackson mori dritën e gjelbër nga Senati me 53 vota pro kundrejt 47, duke i dhënë fund një beteje të ashpër, me vetëm 3 republikanë që u bashkuan me demokratët për vizionin e Biden për një gjykatë të lartë ndryshe.

Ajo ishte në Shtëpinë e Bardhë edhe për të ndjekur votimin e mbajtur ditën e enjte, kur u përqafua me presidentin menjëherë pas konfirmimit.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026