Buenos Airesi zgjohet nga bora në qershor

24 Qershor 2025 | 09:28

Reshje të vogla bore ranë sot në zonën më të gjerë të Buenos Airesit, raportojnë mediat lokale.

Banorët e zonave të Pilar, Tigre, Moron dhe Jose Paz regjistruan këtë fenomen, të rrallë për pjesën qendrore të Argjentinës, dhe i ndanë pamjet në rrjetet sociale.

Fjollat ​​e dëborës i habitën shumë banorë këtë mëngjes kur shkuan në punë ose për të çuar fëmijët e tyre në shkollë, raportoi faqja e internetit “Infobae”.

Shërbimi Meteorologjik deklaroi se bora ndodhi pas depërtimit të një fronti të ftohtë të dielën.

Dimri në Buenos Aires, Argjentinë, zgjat nga 21 qershori deri më 20 shtator, pasi ndodhet në hemisferën jugore. Gjatë kësaj periudhe, temperaturat janë më të ulëta, por klima mbetet e butë krahasuar me dimrat në hemisferën veriore.

E megjithatë, bora në Buenos Aires nuk është e zakonshme, ka ndodhur vetëm dy herë në 100 vjet, në vitet 1918 dhe 2007.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026