Bugajski: Asociacioni i rrezikshëm, një vegël më shumë në duart e Vuçiç
Analisti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janush Bugajski në një intervistë për Euronews Albania, mbështet kushtet e vendosura nga Albin Kurti për Asociacionin.
Bugajski u shpreh se faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shume presion Serbisë dhe të kushtëzojë anëtarësimin e saj me kushtet e Kosovës.
Sipas tij, asociacioni mund të bëhet i rrezikshëm nëse është një tjetër vegël në dorën e Vuçiç duke sjellë destabiltet për Kosovën.
“Mënyra se si është projektuar e bën potencialisht një institucion autonom, bazuar tek etnicitetit, që bie ndesh me parimin e një shtetit multietnik dhe që mund të përdoret nga fuqitë e huaja. Serbia siç ju dini kontrollon pjesë kryesore të veriut, ka institucionet e saj paralele dhe mënyra të tjera për të ndërhyrë në Kosovë. Nëse kjo është një tjetër vegël në dorën e Beogradit dhe në dorën e Vuçiç dhe kjo do të thotë destabilitet në Kosovë në një të ardhme të afërt”, u shpreh analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë