Bugajski: Vuçiç dhe Putin po luajnë me kartën e Kosovës për kriza të reja në Ballkan
Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski deklaroi se Rusia e sheh Ballkanin si një aset strategjik ku mund të minojë rolin e institucioneve perëndimore dhe të pretendojë se NATO ka dështuar të sigurojë stabilitet.
Për median boshnjake Istraga, Bugajski theksoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe dhe ai rus, Vladimir Putin po luajnë me kartën e Kosovës për të mbledhur nacionalistët dhe për të krijuar mosmarrëveshje.
“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të regjistrojnë disa marrëveshje, si me marrëveshjen e fundit për lëvizjen e lirë, por pa një afat të caktuar për njohjen ndërshtetërore, ato do të vazhdojnë pafundësisht.
Vuçiç dhe Putin luajnë kartën e Kosovës për të mbledhur nacionalistët dhe për të krijuar mosmarrëveshje. Beogradi dhe Moska llogaritin se nxitja e konfliktit në veri të Kosovës do t’i shpërqendrojë zyrtarët perëndimorë nga marrja e ndonjë vendimi të vështirë për njohjen reciproke nga frika e dhunës”, u shpreh ai.
Sipas tij, vizita e fundit e ministrit të Brendshëm serb Aleksandar Vulin në Moskë tregon mbështetjen e vendosur të Beogradit për imperializmin rus në këmbim të ndihmës së Kremlinit për “të ngrirë” Kosovën dhe për të mbrojtur Serbinë në rast të një konfrontimi të drejtpërdrejtë me NATO-n.
LEXONI GJITHASHTU
Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, Macron dhe Merz kërkojnë konsensus për zgjerimin e Unionit
Vuçiç nga Mali i Zi: Serbia do shënojë përparim në rrugën e integrimit
- 21:31 Ambasdori shihet duke kaluar në protestën përpara Kryeministrisë
- 21:28 Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik
- 21:28 Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund
- 21:21 Memo urdhëron ICE-në të ndalojë raportimin e vdekjeve të të burgosurve të sapoliruar
- 21:14 Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen
- 21:11 SHBA vendosin sanksione të reja ndaj rrjetit që kontrabandonte gaz të lëngshëm nafte iraniane