‘Bujku nën kosto’, Braçe dhe Krifca përplasen në kuvend për fermerët
Bujqësia, çmimet e produkteve të stinës dhe mbështetja për fermerët ishte temë debate edhe në seancën e sotme të Kuvendit.
Për herë të dytë rresh, deputeti socialist, Erion Braçe thirri në interpelancë ministren Krifca, ndaj së cilës nuk i kurseu akuzat për menaxhimin e situatës
“Tregtari po merr shumë, madje 2-3 se bujku kur është në kosto, ose 5 herë më shumë kur është nën kosto. Bujku është populli, bujku nuk ka për ta kuptuar kurrë se sa shitet produkti i tij, paratë e tij i merr prodhuesi, grumbulluesi, kjo është bujqësia që po vjen, e përqendruar te 200 sipërmarrës të mëdhenj që japin rroga minimale te bujku”, u shpreh Erion Braçe, deputet i PS-së.
Ministrja Krifca u përgjigj, duke theksuar se shumë shpejt do të jetë gati programi për shtimin e efektivitetit të sipërfaqeve bujqësore.
“Për rritjen e efektivitet të tokës bujqësore kemi ngritur programin e menaxhimit të qendrën e tokës. Program që do t’i japë fermerëve informacion online, falas për sipërmarrësit rreth kulturave të përshtatshme rreth kulturave të tyre”, tha ministrja.
Gjatë debatit në seancë, Erion Braçe akuzoi edhe deputetë të opozitës se në bashkëpunim me grumbullues vendosin çmime të pafavorshme për fermerët.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
“BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
Rama: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion
- 21:33 Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
- 21:32 Ish-lojtari olimpik amerikan akuzohet për dëmtim të Pishinës Reflektuese
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro