Bullgaria do lejojë rafinerinë ruse të eksportojë naftë
Bullgaria do ta lejojë një rafineri të naftës, nën pronësi të një kompanie ruse, të vazhdojë operimin dhe eksportimin e naftës në Bashkim Evropian deri në fund të vitit 2024. Kjo u bë me gjithë paralajmërimet nga Brukseli se një gjë e tillë është kundër sanksioneve të vendosura nga blloku.
Marrëveshja mes Bullgarisë dhe kompanisë Lukoil do të kontribuojë me 350 milionë euro në buxhetin e Bullgarisë, sipas vlerësimeve të bëra nga qeveria në Sofje, shkruan REL.
“Ne kemi arritur diçka shumë të rëndësishme: nga 1 janari 2023, Lukoil do t’i bëjë në Bullgari të gjitha pagesat për përfitim dhe tatim në prodhim dhe jo siç janë bërë më parë në Holandë apo Zvicër”, tha zëvendëskryeministri bullgar, Hristo Alexiev, pas bisedimeve të zhvilluara me menaxherët e kompanisë ruse të naftës.
Nga kjo marrëveshje përfiton edhe Lukoil, pasi që mund ta përdorë selinë e saj në Bullgarisë për t’iu shmangur pjesërisht embargos së BE-së mbi produktet ruse të naftës.
“Rafineria nuk mund të punojë nëse eksportet kufizohen”, tha drejtori ekzekutiv i Lukoil, Ilshat Sharafutdinov.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset