Bullgaria përjashtohet nga embargoja ruse e naftës deri në fund të 2024
Bullgaria është përjashtuar nga embargoja e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse deri në fund të vitit 2024, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov para gazetarëve të martën në Bruksel, raporton CNN.
Detaje të mëtejshme mbi përjashtimin do të zbulohen brenda dy ditësh, tha Petkov ndërsa mbërriti për ditën e dytë të një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian për Ukrainën.
Petkov tha se përjashtimi do t’i japë Bullgarisë kohë për të përshtatur rafinerinë e saj për të përpunuar naftë tjetër.
Ai tha gjithashtu se është i kënaqur që raundi i gjashtë i sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë do të miratohet dhe se flukset financiare të Rusisë do të ndalen.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën të ndalojnë shumicën e importeve të naftës ruse si pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Moskës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)