Bulqizë/ Vodhi gjatë natës një shumë parash në një dyqan, kapet autori 30-vjeçar

30 Shtator 2025 | 12:36

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i dyshuar për një vjedhje të ndodhur gjatë natës në një dyqan në qytet.

Shtetasi me iniciale B. D., banues në Bulqizë dhe i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, u arrestua në flagrancë pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje 56-vjeçare.

Falë reagimit të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, autori u identifikua dhe u kap, ndërsa shuma e parave e vjedhur iu sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme, ndërsa 30-vjeçari do të përballet me akuzën për veprën penale “Vjedhja”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026