Bumçi: Çfarë mund të bëjë BE që vendet kandidate të jenë pjesë e saj

13 Tetor 2022 | 19:34

Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi tha se Bashkimi Evropian mund të përshpejtojë proceset që vendet kandidate të bëhen pjesë e saj.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bumçi theksoi se BE duhet të japë fonde për vendet përpara se ato të anëtarësohen,  ndërsa shtoi se duhet të tregojë që vërtetë kërkon të shohë ndryshime në këto  vende.

“BE mund të bëjë dy gjëra, e para është një lajm shumë i mirë që publiku në Europë është pro integrimit, pra zhvillimet në Ukrainë nuk kanë krijuar çoroditje por kohezion. Ky është lajm shumë i mirë që duhet kapur nga të gjitha vendet tona dhe mos të lëmë këtë që të na humbë.

BE ndihmon në dy drejtime, një vullnet i qartë politikë do të thotë që ata të rrisin vëmendjen, fondet, pra të krijojnë mundësi që qytetarët e Ballkanit dhe buxhetet tona, të marrin fonde përpara anëtarësimit.

E dyta është që t’i thonë gjërat me emër, të tregojnë që ata duan të shohin ndryshim. Kjo është një gjë që ka munguar në Shqipëri dhe në Kosovë”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026