Burg kritikut të luftës, gjykata në Moskë dënon me 7 vjet zyrtarin

8 Korrik 2022 | 22:37

Një zyrtar i pushtetit vendor të Moskës është dënuar me 7 vjet burg pasi u shpreh kundër luftës në Ukrainë.

Bëhet fjalë për dënimin e parë të plotë të dhënë në kuadër të ligjeve që vënë në shënjestër kritikët.

Aleksei Gorinov, 60 vjeç, u arrestua në prill pasi u filmua teksa kritikonte luftën në një mbledhje të këshillit bashkiak të Moskës.

Rusëve u ndalohet të përdorin fjalën “luftë” për të përshkruar pushtimin.

Presidenti Putin e ka përkufizuar atë me frazën “operacion ushtarak special”, edhe pse ai e përmendi termin “luftë” gjatë një fjalimi të mbajtur të enjten në Parlament.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026