Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij

4 Korrik 2026 | 21:44

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit për të cilin u pretendua se ishte dhunuar në ambientet e Bllokut të Sigurisë, duke bërë të ditur se deri në këtë fazë të verifikimeve nuk rezultojnë prova që konfirmojnë ushtrimin e dhunës.

Institucioni njofton se menjëherë pas sinjalizimit, katër ndihmës komisionerë janë angazhuar në terren, fillimisht në QSUT, ku gjendja shëndetësore e qytetarit nuk ka lejuar intervistimin e tij. Më pas, grupi i verifikimit ka zhvilluar hetime në Bllokun e Sigurisë, duke administruar dëshmi nga personeli dhe persona të tjerë të arrestuar, ndërsa pas transferimit të qytetarit në Spitalin e Traumës është vijuar me marrjen e deklarimeve të tij.

Sipas Avokatit të Popullit, dokumentacioni i administruar deri më tani nuk konfirmon pretendimet për dhunë në ambientet e Bllokut të Sigurisë. Nga ana tjetër, evidentohet se qytetari ka pësuar disa episode të krizave shëndetësore, të lidhura me sëmundjen nga e cila vuan.

Institucioni kujton gjithashtu se qytetari është intervistuar edhe një ditë më parë dhe, sipas dëshmisë së tij me shkrim, nuk ka ngritur asnjë pretendim për dhunë, as gjatë ndalimit, shoqërimit, qëndrimit në komisariat apo në Bllokun e Sigurisë.

Verifikimet janë ende në vijim. Avokati i Popullit ka kërkuar administrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në ambientet ku mbahen personat e arrestuar, ndërsa rezultatet përfundimtare do të bëhen publike pas analizimit të plotë të tyre.

Ndërkohë, bazuar në dokumentacionin mjekësor dhe krizave të përsëritura shëndetësore, Avokati i Popullit vlerëson se mbajtja e qytetarit në qeli përbën rrezik për shëndetin e tij dhe bie ndesh me standardet e nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për këtë arsye, institucioni i ka kërkuar Prokurorisë dhe Gjykatës që të rishqyrtojnë menjëherë masën e sigurisë dhe ta zëvendësojnë atë me një masë tjetër, të përshtatshme me gjendjen shëndetësore të qytetarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Fjalimet në ditën e 35-të para Kryeministrisë kanë nisur me leximin e një deklarate nga grupi organizator, e mbajtur nga Dritan Goxhaj, i cili ka...
19:52 | 04/07/2026

Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)

Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili shënon 62-vjetorin e lindjes. Me...
19:38 | 04/07/2026

Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se është përgjegjës për zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në...
16:18 | 04/07/2026