Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari
Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se është përgjegjës për zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në malin e Shëngjinit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 korrik 2026, në vendin e quajtur “Sagë”, në Shëngjin, ku dyshohet se ai ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina pranë subjektit të tij tregtar. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore.
Gjatë përhapjes së zjarrit, në zonën malore ka ndodhur edhe një shpërthim, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një predhë luftarake e pashpërthyer, e cila ka shpërthyer si pasojë e temperaturave të larta të krijuara nga flakët.
Si pasojë e shpërthimit është plagosur shtetasi A. U., 30 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer në një automjet që po lëvizte në zonë. Ai mori menjëherë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar gjithashtu se 57-vjeçari dyshohet se ka hequr pajisjen DVR të kamerave të sigurisë të subjektit të tij, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.
Policia e Lezhës apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke kërkuar që të shmangen çdo veprim që mund të shkaktojë zjarrvënie, pasi autorët do të përballen me përgjegjësi ligjore.
Gjithashtu, policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.
I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje
Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit
GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarë të grupit që kultivoi kanabis në sera në Berat
- 15:56 Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë
- 15:40 I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje
- 15:14 Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit
- 15:03 GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarë të grupit që kultivoi kanabis në sera në Berat
- 14:49 Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro
- 14:37 Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor