Burg për radikalin, Gjergj Laçi mohon akuzat

8 Nëntor 2022 | 15:26

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest në burg për Gjergj Laçin i cili akuzohet së ka mbajtur të ngujuar familjen e tij për 6 vite.

Në seance 52-vjeçari ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve dhe gruas dhe se nuk i ka penguar që të dalin jashtë.

Sa i takon mos dërgimit në shkollë të fëmijëve ai ka deklaruar se nuk kanë pasur nevojë ndërsa për fishekët dhe thikat është shprehur se i mbante për punë.

Avokati i tij i caktuar kryesisht dhe mundësuar nga shteti kërkoi kryerjen e një ekspertizë psikike për Gjergj Laçin mbi të cilin rëndojnë akuzat e dhunës në familje, keq trajtimit të të miturve dhe armëmbajtje pa leje.

Xherxh apo Gjergj Laçi nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi më herët ishte arrestuar dhe dënuar për armëmbajtje pa leje. Madje për neutralizimin e tij në vitin 2013 u thirrën forcat RENEA.

Fillimisht policia e rendit mbërriti në vendngjarje ndërsa më pas ishin forcat speciale që e neutralizuan.

Laçi u dënua për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike ndërsa tashmë pas 9 vitesh ndaj tij do të rëndojnë 3 akuza të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026