Burg përjetë tradhtarëve, Putin firmos ligjin: Rritet dënimi për sulmet terroriste
Presidenti rus Vladimir Putin ka firmosur ligjin që parashikon të zbatojë burgimin e përjetshëm si ndëshkim për veprën penale të “tradhtisë së lartë”.
Lajmin e bën të ditur agjencia “Tass”, sipas të cilës, deri më sot krimi në fjalë ndëshkohej me deri në 20 vjet burg.
Masa u aprovua pak ditë më parë nga Parlamenti rus, që mes të tjerash rriti edhe nga 15 në 20 vjet burg dënimin maksimal për sulmet terroriste.
Ndërkohë, në adresë të Putin ka mbërritur një letër e hapur e nënshkruar nga më shumë se 100 shkrimtarë, aktorë, gazetarë, regjisorë dhe personazhe të tjera publike.
Në të, kreut të Kremlinit i kërkohet dhënia fund e persekutimit në burg të aktivistit Alexey Navalny, si dhe lirimi i tij.
Ajo vjen pak ditë pasi ndaj kritikut të regjimit rus u ngritën akuza të reja për terrorizëm, të cilat vetë Navalny i cilësoi si qesharake.
Mes firmëtarëve janë emra të njohur të letërsisë si Margaret Atwood, Salman Rushdie, Orhan Pamuk, ndërsa nga kinemaja dhe sporti spikasin emrat e aktorit Jude Law dhe ish-futbollistit Eric Cantona.
LEXONI GJITHASHTU:
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 17:47 Ministri Malaj njofton ndryshimet në buxhet, indeksimi i pensioneve nis më 1 korrik
- 17:43 Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes