Burimet: Trupi i Komandantit të lartë të Hezbollahut gjendet nën rrënoja në Bejrut

31 Korrik 2024 | 19:37

Trupi i një prej komandantëve më të lartë të Hezbollahut, Faud Shukr, është gjetur nën rrënoja në periferinë jugore të Bejrutit (kryeqytetit të Libanit) të sulmuar nga Izraeli, thanë dy burime libaneze të sigurisë, raporton Reuters.

Sipas mediave të huaja, ky sulm i Izraelit erdhi pas një sulmi në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli, i cili vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë gjatë fundjavës.

Hezbollahu më herët të martën refuzoi të konfirmonte pretendimin e Izraelit se kishte vrarë Fuad Shukr, i përshkruar si “krahu i djathtë” i liderit të tyre, Hassan Nasrallah.

Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) e fajësuan atë për një sulm të shtunën që la të vdekur 12 fëmijë dhe adoleshentë në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, ndërkohë që Hezbollahu mohoi përfshirjen.

Deklarata e Hezbollahut për Shukr erdhi të mërkurën, duke thënë se Izraeli kishte sulmuar një ndërtesë banimi në periferi jugore të Bejrutit, një bastion i grupit, dhe se “një numër qytetarësh” ishin vrarë dhe të tjerë u plagosën.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se Shukr “ishte i pranishëm në këtë ndërtesë në atë kohë”, por se grupi ishte ende në pritje të rezultateve përfundimtare për fatin e tij.

Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se dy fëmijë dhe dy gra u vranë dhe 74 persona u plagosën në Bejrut.

Nëse vdekja e tij konfirmohet zyrtarisht, Shukr do të ishte komandanti më i lartë i Hezbollahut që është vrarë në përleshjet e fundit midis Izraelit dhe grupit militant të mbështetur nga Irani në Liban.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026